E Diel, 1 Nëntor 2026

Patrullë policie 24 orëshe në Lazarat

21/04/2010 Hyn policia pas 12 vjetësh

LAZARAT – Policia e Gjirokastrës ka nisur të martën patrullimin e rregullt në komunën e Lazaratit, për herë të parë pas 12 vjetësh. Prej vitit 1998, kur në Lazarat u plagosën 7 anëtarë të forcave speciale RENEA, policia nuk hynte në këtë fshat të përfolur për kultivimin e drogës dhe përplasje me policinë. Drejtoria e Policisë së qarkut të Gjirokastrës, bëri të ditur, se patrullat e përgjithshme të Policisë së Rendit do të qëndrojnë në komunën e Lazaratit me 3 turne.

Sipas policisë, kjo do të rritë bashkëpunimin e komunitetit me policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›