Higjiena në Durrës, uji në familje i padezinfektuar
21/04/2010 Shkak, mosklorinimi, shtimi i popullsisë dhe mungesa e impianteve
Uji i pijshëm në Durrës vazhdon të shqetësojë Inspektoratin e Higjienës dhe Epidemiologjisë për shkak të nyjeve e zonave të ndotura. Me fillimin e rritjes së temperaturave Drejtoria e Shëndetit Publik në Durrës ka hartuar grafikun ditor e mujor për matjen e parametrave higjenik në ujin e pijshëm. Ndotja bakteriale dhe mungesa e manifestuar shpesh herë e klorinimit ka pasuar me rritjen e dukshme të numrit të qytetarëve, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim të ngutshëm mjekësor. Një vit më parë është thënë se janë kryer 756 analiza të ujit të pijshëm në rrjetin kryesor dhe atë dytësor që furnizon popullatën dhe entet në Durrës si dhe në 90 raste janë marrë kampion për analizën e ujit të detit. Drejtoria e Shëndetit Publik në raportet e publikuara ka bërë të ditur se përgjithësisht në zonën urbane uji është i shëndetshëm duke krijuar besueshmëri të plotë tek konsumatori. Por të njëjta burime kanë identifikuar edhe vatra e zona që janë problem. Deri 15 vite më parë konsumatori kishte akses tek uji në masën 98 për qind, ndërsa tani kjo garanci ka rënë në 50 për qind për shkak të popullimit dhe zgjerimit të zonave urbane kryesisht në afërsi të qyteteve dhe brendësi të komunave. Konsumatorët në zonat jo qytetëse janë më pak të garantuar për cilësinë e pastërtinë e ujit të pijshëm. Kjo për arsye se kjo popullatë, që nuk është e vogël edhe në rrethinat e Durrësit, konsumon ujin e puseve. Në fare pak raste janë marrë kampion për të bërë analizat bakteriologjike të ujit të puseve, ndërsa pjesa më e madhe fshatare pi ujë të pakontrolluar. Këto puse kanë qenë e mbeten jashtë monitorimit duke rritur shqetësimin. Gjatë kontrollit që ka ndërmarrë Inspektorati i Higjienës dhe Epidemiologjisë vërehet se klorinimi i ujit kryhet në mënyrë jo të rregullt dhe shpesh herë ky proces shumë i rëndësishëm është lënë në dorë të veprimit subjektiv. Për çdo litër ujë duhet të hidhet 63 miligram klor, kurse në ditë me reshje shiu, për të shmangur ndotjen nga kontaminimi i ujërave të zeza në tubacionit e ujit të pijshëm, hidhet deri në 06 miligram klor për litër ujë. Brenda në qytetin e Durrësit thuhet se çdo ditë merren kampion uji në 27 pika duke nisur tek Ura e Dajlanit, tek stacioni i trenit, Mauzoleumi, pranë bashkisë, tek policia dhe në rrjetin dytësor të disa lagjeve. Megjithatë, çështja e ndotjes së ujit të pijshëm, pavarësisht gatishmërisë së treguar nga shoqëria anonime e ujësjellës-kanalizimeve mbetet shqetësuese. Në Drejtorinë e Shëndetit Publik është thënë se mungesa e impianteve të klorinimit të ujit është pika më delikate. Këto impiante do të mund të garantonin dërgimin e ujit të pijshëm të dezinfektuara në rubinetet familjare apo edhe në çezme publike. Për shkak se një pjesë e mirë e apartamenteve të banimit janë në zonën nën nivelin e detit në tubacionet e ujit të pijshëm depërtojnë ujërat e zeza dhe ujërat e ndotura të kanaleve të mëdha, rrëzë të cilave është shtrirë magjistrali kryesor.