E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria me rritjen më të ulët ekonomike në 50-vite

Vjenë (start)- Austria do të përballet me dy vitet më të rënda të rritjes ekonomike brenda më shumë se gjysmë shekulli, bëri të ditur sot banka më e madhe në vend, ndërkohë që indeksi ekonomik i vendit pësoi uljen më të madhe në historinë e tij 50-vjeçare. Austria, e cila siguron 3 për qind të GDP-së së zonës që përdor monedhën e përbashkët euro, pritet të përballet me krizë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe me një rritje prej vetëm 0.1 për qind në vitin 2009, bëri të ditur "Bank Austria".

"Rritja ekonomike në Austri për dy vitet në vazhdim (2009-2010) do të jetë më e ulëta që nga viti 1955", tha zëvendësdrejtori i Bankës Stephan Bruckbauer, ndërsa shtoi se nuk ka të ngjarë që të ketë një rënie më të madhe ekonomike, apo depresion", shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›