E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mijëra të burgosur në grevë urie

Athinë (start)- Të burgosurit pothuajse në pjesën më të madhe të burgjeve të Greqisë janë përfshirë nga greva e urisë, për të katërtën ditë radhazi. Të dënuarit kërkojnë përmirësimin e kushteve të burgosjes dhe uljen e dënimeve, njoftojnë organizatorët e lëvizjes dhe Ministria e Drejtësisë. Sipas Panos Lambrou, i Iniciativës për të drejtat e të burgosurve, 5 500 të burgosur refuzojnë çdo lloj ushqimi dhe 2 500 të tjerë nuk marrin ushqimin e mensës, në 21 nga 24 burgjet e vendit.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, nga 12 300 të burgosur, 5 868 janë hedhur në grevë, pa dhënë hollësi lidhur me grevistët e urisë dhe grevistëve të tjerë. Zëdhënësi i ministrisë, Haris Nikolakakis, i bëri të ditur AFP-së se bëhej fjalë për një grevë me "një shtrirje dhe një organizim të paparë".

Që nga fillimi i grevës, më 3 nëntor, ministria i ka shtuar lëshimet, duke njoftuar sidomos lirimin e afërt të rreth 1 500 të burgosurve me falje dënimi dhe me ulje në 12 muaj, kundrejt 18 që është aktualisht të kohës së paraburgimit.

Megjithatë, përfaqësuesit e Iniciativës deklaruan sot se të burgosurit ishin të vendosur ta vazhdonin grevën në pritje të masave të tjera. Sipas Lambrou, ata kërkojnë kryesisht lirime të tjera dhe një amnisti për dënimet me masa disiplinore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›