Sarkozy: Dollari amerikan nuk mund të jetë monedha globale
Paris (start)-Presidenti francez Nicholas Sarkozy deklaroi se dollari amerikan nuk duhet parë më si e vetmja monedhë globale. Sarkozy tha se ky do jetë një nga mesazhet e tij gjatë takimit të 20 nëntorit në Uashington ku do takohen udhëheqësit e 20 vendeve, ku kriza financiare globale do jetë në qendër të takimit.