E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, avionët amerikanë vrasin 12 persona

Vaziristan (start)-Të paktën 12 persona mbetën të vdekur në rajonin tribal pakistanez të Vaziristanit. Ngjarja e rëndë erdhi, kur avionë të telekomanduar amerikanë lëshuan të paktën tre raketa. Nga 12 personat e vdekur, 5 prej tyre ishin të huaj, njoftuan burime ushtarake dhe qeveritare pakistaneze. Sulmi ndodhi në rajonet mes Vaziristanit Verior dhe atij Jugor, të njohura si mbështetëse të al-Kaedës dhe talebanëve. ''Kemi njoftime për 12 të vrarë, përfshirë pesë të huaj'', deklaroi një ushtarak pakistanez

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›