E Diel, 1 Nëntor 2026

Piratët somalezë rrëmbejnë një anije kineze me 24 persona

Mogadishu (start)-Një tjetër anije me 24 persona në bord është rrëmbyer nga persona të panjohur në brigjet e Kenias, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua. Shumica e personave të rrëmbyer janë nga Kina, 15 prej tyre, ndërsa 4 nga Vietnami, tre nga Filipinet, një nga Tajvani dhe një nga Japonia. "Personat e paidentifikuar i kërkuan ekuipazhit të lundronte drejt brigjeve jugore të Somalisë", njoftohej në raport.

Piratët somalezë kanë shkktuar shumë dëme në një nga korridoret detare më të frekuentuara në botë, zonë që lidh Evropën me Azinë dhe Lindjen e Mesme duke kërkuar miliona para haraç, gjë që ka rritur koston e sigurimeve dhe ka vënë në rrezik ndihmat humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›