E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria ofron mbështetjen për integrimin

Dy zyrtarët diskutuan për bashkëpunimin dypalesh, integrimin në BE, dhe situatën në rajon.

“Qëndrimi i Austrisë dihet, ne mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ju keni dijeni për planin Austriak. Ne mendojmë se viti 2020 është viti kur të gjithë vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen në BE, dhe hapi i afërt është marrja e statusit kandidat nga Shqipëria, çka ne e mbështesim plotësisht”, tha Spindelegger.

Ai shtoi se e kishte uruar homologun shqiptar për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke e vlerësuar Nishanin si një personalitet të mirënjohur me karrierë politike dhe me mbështetje të madhe në Shqipëri. “Ne vlerësojmë faktin që ai është tani presidenti i zgjedhur. Ne biseduam për zhvillimet e pritshme të vjeshtës. Ne shpresojmë që të sjellim në Shqipëri përkrenaren dhe shpatën e Skendërbeut.  Do të bëjmë të gjitha rregullimet e rastit me qëllim që veprimtaria e madhe e 28 nëntorit të zhvillohet në Tiranë dhe unë do të përpiqem të marr pjesë. Do shoh se çfarë do ndodhë deri atëherë.Sigurisht që ka një bashkëpunim të gjatë dhe efektiv mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe ne dëshirojmë të vazhdojë”, tha ai.

I pyetur për marrjen e statusit në vjeshtë nga ana e Shqipërisë, Spindelegger, tha se u takon vendeve aspirante që të bëjnë përpjekjet e tyre. “Unë mendoj se Shqipëria po bën shumë. Ne e dimë se kjo është e nevojshme në Shqipëri për rrugën drejt Evropës, por duhet të merreni brenda vendit me të gjitha partitë politike. E di që nuk është një punë e lehtë, por të jesh me më shumë mendje evropiane, kjo është një histori shumë e mirë. Ne mbështesim plotësisht Shqipërinë. Unë mendoj se gjatë viteve të fundit ju keni bërë shumë përpjekje dhe po afroheni me dyert e Evropës. Ne dëshirojmë t’i hapim ato nga brenda”, shtoi ai. /Start/ 

                                                                                             2012-06-14 17:09
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›