E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dasmat mes antikitetit, Apollonia priti 200 çifte

Në muajin gusht, shumë cifte e kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni të vecantë dasme. Në këtë rast i takon dhëndërit dhe nuses të zgjedhin vendin e bërjes së një klipi martesor si kujtim të përhershëm të kësaj dite të vecantë të tyre. Një nga vendet më antike të Shqipërisë, që mbetet sfondi i fotove dhe i vidiove është Apollonia në Fier.
 

E gjithë antikiteti i këtij vendi në gusht vishet me fustanet e nusërisë, si një nga zgjedhjet më të bukura ku mund të pozohet gjithkund. Në këtë rast, Apollonia antike gjendet e tëra në festë, vetëm në muajin gusht 200 cifte janë gjendur këtu mes shkallëve të larta dhe dyer të drunjta të Apollonisë. Në ditën më të vecantë të tyre, të sapomartuarit nuk hezitojnë të thonë pse e kanë zgjedhur këtë vend.
 

Ky vend është kthyer në një traditë për ciftet që para se të bëjnë ceremoninë e dasmës në shtëpinë e nuses dhe të dhëndrit, sic e do tradita në Shqipëri, gjenden në Apolloni për të filmuar copëza të qëndrimit të tyre në këtë vend, si një nga filmimet më të vecanta të tyre. E taksa ciftet thyejnë heshtjen e këtij vendit, edhe emigrantët që kanë vendosur të bëjnë dasmën në gusht janë të shumtë dhe po kaq i lartë është numri i tyre që kanë zgjedhur Apolloninë e Fierit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›