E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Durrësit, problem ndotja me plehrat

Plazhi i Durrësit, i cili eshte nje nga vendet më të te frekuentuar të bregdetit të Adriatikut, është pushtuar nga plehrat. Kjo për shkak të mungesës së koshave në të gjithë gjatësinë e tij. Mbeturinat jane te perhapura pergjate brezit te reres, vend ne te cilat nuk ofrohen as kushtet me minimale higjeno-sanitare per mijera pushues.

Kjo mungesë e koshave të plehrave dhe mos ndërgjegjësimi i pushuesve e kanë kthyer këtë plazh një vendgrumbullim mbetjesh, ku ne cdo vend gjenden pirgje plehrash.
 

Situata problematike është pranuar dhe nga drejtues të Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Durrës, të cilët pohojnë se mungesa e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes Bashkisë dhe subjekteve private, ka bërë që plazhi i Durrësit edhe për këtë sezon nuk garantoi kushte optimale për pushuesit.
 

Drejtori ARM-ës në Durrës, Ramazan Kalia, sqaron se ndonëse kontrollet janë pjesë e punës së tyre të përditshme, ata kanë hasur pengesa, për shkak se pjesa me e madhe e bizneseve private nuk disponojnë një kontratë të rregullt me Bashkinë për plotësimin e kritereve.
 

Ndërkaq, Kalia sqaron më tej se impakti në mjedis si pasojë e mungesës së koshave për mbetjet urbane mbetet i konsiderueshëm.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›