E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, shtyhet seanca për pallatin e rrëzuar

Është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të shtatë të akuzuarve përgjegjës për rrëzimin e pallatit më 9 nëntor të vitit të kaluar. Shtyrja e gjyqit u bë për shkak të mungesës së avokatit të Sotiraq Janorës, president i firmës "Arti shpk". Seanca u shty për ditën e nesërme.
Prokuroria e Gjirokastrës akuzon shtatë persona për tragjedinë e 9 nëntorit të vitit të kaluar ku si pasojë e rrëzimit të pallatit në lagjen "11 janari", humbën jetën tre persona dhe u plagosën gjashtë të tjerë. Nga personat e akuzuar drejtpërsëdrejti për këtë ngjarje, vetëm një prej tyre qëndron në dhomat e paraburgimit ndërkohë që së fundi inxhinieri i firmës ndërtuese "Arti shpk" Gjergji Meci, ndiqet në gjendje të lirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›