E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borje, një pikë e re doganore me Kosovën

Në Borje të Kukësit, është hapur pas 60 vjetësh Pika e Kalimit Kufitar me Kosovën. Borja, pjesë administrative e Komunës së Shishtavecit, është një fshat me 1 mijë banorë dhe që në periudhën e dimrit izolohet tërësisht me qytetin e Kukësit. Për banorët i vetmi shpëtim për urgjencat dhe furnizimin me ushqime, mbetet Kosova. Në mungesë të Pikës së Kalimit Kufitar banorët kalonin ilegalisht kufirin duke sjellë probleme për policinë e Kosovës, e cila shpesh i ka ndëshkuar ata. Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë Islam Lauka, pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes së kësaj pike, thotë se qeveritë e Tiranës e Prishtinës, kanë një sërë marrëveshjesh për krijimin e lehtësirave në kalimin e shtetasve dhe mallrave përgjatë vijës kufitare mes dy vendeve.
Në këtë pikë regjistrohen të paktën 100 kalime udhëtarësh në ditë. Me hapjen e saj, numri i doganave mes Shqiperise dhe Kosovës arrin në 6.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›