E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e administratorëve, probleme në pallate

Bashkëjetesa në komunitet, tani ka një rregullator ligjor: Ligjin për “Administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Por a respektohet ky ligj?
Banorët e pallateve të reja kanë një administrator, por jo siç parashikohet në ligj. Ata kanë zgjedhur njerin prej tyre, i cili merret me ashensorin dhe pastrimin e shkallës.
Banorë “Kemi administrator, por kemi veshtirësi se disa nuk paguajnë. Ne paguajmë nga 3000 deri në 6000 lekë në muaj për ashensorin dhe pastrimin e shkallës, kur prishet pompa e rregullojmë vetë dritat. Nëse do zbatohej ligji, do ishte me mirë.”
Pavarësisht se admistratori i zgjedhur nga vetë këta banorë nuk ka fuqi ligjore që t’i detyrojë ata të paguajnë tarifën mujore për mirëmbajtjen e ambienteve, gjendja në këto pallate është dukshëm më mirë se aty ku administratori nuk ekziston, që kryesisht janë pallate të vjetra të ndërtuara para vitit ‘90.
Ligji më i ri për administratorët, synon mirëmbajtjen e pronës së përbashkët dhe shmangjen e konflikteve mes qytetarëve për çështje komunitare. Sipas ligjit, çdo pallat duhet të jetë nën mbikqyrjen e administratorëve, puna e të cilit kontrollohet nga pushteti vendor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›