Austria regjistron rastin e parë me virusin e derrave
Vjenë - Gripi i derrave regjistron rastin e parë edhe në Austri. Autoritetet shëndetësore të këtij vendi janë duke ekzaminuar një grua të porsakthyer nga Meksika, e cila ka shfaqur simptomat e virusit të rrezikshëm.
Kanali shtetëror “ORF” bën të ditur se gruaja 28-vjeçare është duke u mjekuar në një spital në veri të Austrisë. Ky vend është i gatshëm të kurojë katër milion njerëz me medikamentet që ka në dispozicion, shifër kjo e barabartë thuajse me gjysmën e popullsisë austriake.