E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, ndihmon Greqinë për kaluar krizën

Athinë-Dy orë para se kryeministri grek Karamanlis të nisej për Tiranë pati një takim me Kryetarin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, ku ka marr mbështetjen e tij për të përballuar krizën ekonomike. Z.Barroso ka përshëndetur angazhimin e Greqisë për reformat strukturore për ekonominë duke thënë se : “Kjo është një detyrë e domosdoshme për prosperitetin e Greqisë”.

Kreministri grek Karamanlis nga ana e tij është shprehur se : “objektivi kryesor i qeverisë është reduktimin në mënyrë drastike së defiçitit buxhetor në fund të vitit 2010. Ne e dime se ka probleme. Kjo është arsyeja qe ne të punojmë për rritjen e efikasitetit të sektorit publik dhe për të luftuar evazionin fiskal...ndërsa situata jo vetëm që pengon, por bën të përforcojë vazhdimin e reformës në mënyrë që Greqia të gjendet në mes të fituesve në kalimin e krizës dhe të kthehet në ekonominë botërore nën rrethana normale.

Kreu i Komisionit theksoi se , është i vendosur për të siguruar se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Greqinë që deri në vitin 2013, do të marrë një ndihmë ekonomike prej 20,4 miliard euro. Barroso ka deklaruar se për vitin 2009 , Greqisë do ti jepet një paketë tjetër ndihme prej 5 miliardë nga fondet e BE-së, që do të përdoren për projekte të drejtpërdrejtë me një ndikim pozitiv në ekonominë greke.

Shpëtim Zinxhiria nga Athina

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›