Greqi, 500 - 600 mijë të huaj pa leje qëndrimi
Athinë-Askush nuk di numrin e saktë se sa emigrantë ndodhen në këtë vend, pasi politika për emigracionin ka dështuar disa herë. Problemet e migracionit në këtë vend janë legalizimi i emigrantëve përball burokracisë shtetërore, duke mos përjashtuar tarifat e larta në kosto lidhur me rinovimin e dokumenteve. Edhe pse vitet e fundit emigracioni është bërë një fenomen shqetësues për BE, qeveria greke po e shikon këtë problem si një problem kalimtar dhe aspak vendimtar.
Qindra e mijëra raste flasin për mëkatet e qeverisë përball padrejtësive të emigrantëve, ku lejet e qëndrimit jepen me muaj të tëra pas skadimit të afatit. Por faturimi i bëhet qeverisë së Karamanliut i cili në vitet e fundit me gjithë dëshirën e mirë ka dështuar në tre legjislacionet e legalizimit.
Legalizimi i emigrantëve është hapi i parë i integrimit, pasi probleme të tjera sociale u dalin përball emigrantëve, duke filluar qe nga fëmijët e deri tek çprindërit e tyre. Për emigrantët e moshuar dhe invalidët e sakatuar që dikur ishin forca të afta për punë dhe qe i sollën të mira ekonomie këtij vendi sot janë hedhur në rrugë...
Askush nga qeveria nuk është interesuar përse punëdhënësit nuk i sigurojnë në sigurime shoqërore emigrantët, ndërsa për gratë që punojnë si pastruese as që bëhet fjalë për siguracione. Askush nuk u kujtua në ditën e sotme ndërkombëtare të shëndetit, për kushtet e punës se si punojnë. Askush nuk po shqetësohet për këtë shtresë që shërbimet mjekësore të jenë bërë një mjetë luksi, dhe jo si një domosdoshmëri për ruajtjen e shëndetit. Emigranti kur shkon për të emigruar nuk humbet rrugës dinjitetin dhe të drejtat e tija...
Më shumë se gjysma e emigrantëve të punësuar në ndërtim dhe turizëm që janë kryesisht të prekur nga kriza ekonomike. Sektori i ndërtimit ka rënë nga 40%, ndërsa turizmi pritet të ulet nga 20-30 për qind. Zvogëlimi i punësimit pritet të tensionohet mes grekëve pakualifikuar dhe të huajve. Në të njëjtën kohë pritet një dukuri të ksenofobisë, dhe të diskriminimit për të rritur dëbimet nga Greqia.
Në shumë raste vihet re zënia e emigrantëve ndërmjet tyre si rezultat e uljes së pagës. Emigrantët e ardhur nga vendet afrikane dhe aziatike kanë ulur në mënyrë të ndjeshme ditën e punës, në një kohë kur emigrantët e ardhur nga vendet e Ballkanit e kanë pagën më të lartë për të njëjtën punë.
Kampet e përqendrimit nuk zgjidhin problemin klandestin
Emigracioni i paligjshëm nuk mund të ketë një zgjidhje me ngritjen e kampeve të përqendrimit, por ai mund të zgjidhet në qoftë se ka një vullnet të mirëfilltë nga shteti pritës. Askush nuk di numrin e saktë të ngritjeve të kampeve të përqendrimit të emigrantëve klandestinë në Greqi, që padyshim ka kaluar çdo fantazi njerëzore. Burgjet dhe kampet janë qendrat e strehimit të emigrantëve klandestinë në vendet e Bashkimit Evropian. Në ishujt e largët të Greqisë gjen kockat te emigrantëve, si dhe varret e tyre të kohës mesjetare. Sikur të mos mjaftojë vdekja kampet e përqendrimit po ngrihen për këta emigrantë në parajsën evropiane të vendeve demokratike.
Prej kohësh anëtarët e qeverisë aktuale, që dallohem për pikëpamje të djathta e nacionaliste kishin shprehur vite më parë ngritjen e kampeve. Këto kampe u ngritën me një kohë rekord, por në kushte jetese çnjerëzore. Fëmijët të vegjël dhe gra janë të izoluar si në kuti sardele prapa kangjellave të ndërtuara apostafat nga dora e njeriut për njeriun.
Me mbishkrime hipokrite “Qendra për mikpritjen e emigrantëve të paligjshëm” me vendime të qeverisë dhe mbështetjen e Pushteteve lokale ne dhjetëra ishujt janë ngritur këto kampe famëkeqe, të cilat kanë tërhequr herë pas here dhe vëmendjen e organizmave ndërkombëtare të drejtave të njeriut.
Greqia në vend që të legalizojë emigrantët, apo tu japë azil politik ka gjetur rrugën më të shkurtër që fokusohet në shtetin policor, në një kohë që të ofrojnë zgjidhje për problemet themelore të refugjatëve.
E vetmja zgjidhje për problemin e refugjatëve është që të respektojnë zbatimin e të drejtës ndërkombëtare në veçanti të Konventës së Gjenevës për refugjatët. Qeveria është e detyruar të japë azil të refugjatëve dokumentet që këta vetë të zgjedhin rrugën për të shkuar ku dëshirojnë vende të tjera të BE. Greqia duhet të marrë në kujdes të posaçëm të miturit në pajtim me udhëzimet dhe sugjerimet e Komisionerit të Lartë të OKB-së.
Që të prishen kampet e përqendrimit duhet që vetë populli grek të ngrihet në këmbë për të hequr direktivën e BE, që ka përgjegjësi të madhe për ngritjen e kampeve për qindra e mijra emigrantë. Kjo do të ndikonte në përgjigje direkt kundër ksenofobisë dhe racizmit. Po a mund të mbyllen këto kampe, kur në parlament kryeministri grek Karamanlis theksoi se gjysma e burgjeve është mbushur me emigrantë.
Si një njeri me pikëpamje të djathta, kryeministri mbajti nën mëngë të vërtetën se asnjë grek i pasur, apo i shtresës së mesme nuk ndodhet në burg, pasi këta janë në gjendje që të paguajnë avokat. Ai nuk tha se një prift ka nxjerrë me para të kishës rreth 30 mijë grekë dhe jo emigrantë. Ai nuk tha se me dhjetëra emigrantë shqiptarë janë dënuar nga drejtësia greke në kundërshtim me ligjin vendas në mungese të avokatit, apo të një avokateje që shërbente si përkthyese kur nuk dinte as një fjalë shqip....
Shpëtim Zinxhiria nga Athina