E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, zgjerohet operacioni kundër talebanëve

Islamabad - Operacioni i ndërmarrë nga trupat e sigurisë në Afganistan kundër militantëve talebanë është zgjeruar sot në veriperëndim të vendit, në distriktin Buner, i cili ndodhet 100 km në veri të Islamabadit.

"Qëllimi i operacionit është eliminimi dhe dëbimi i militantëve nga Buner", deklaron zëdhënësi ushtarak, Athar Abbas.

Operacioni nisi në distriktin Lower Dir, pranë Malakandit, i cili përfshin edhe Bunerin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›