Podgoricë, dënohet vrasësi i redaktorit të gazetës “Dan”
Podgoricë - Vrasësi i redaktorit të gazetës së njohur opozitare “Dan” është dënuar nga gjykata malazezeve me 30 vite burg. Gjykata e këtij vendi shpalli fajtor Damir Mandiçin për vrasjen me paramendim të kryeredaktorit të gazetës "Dan", Dushko Jovanoviç.
Mandiç u arrestua pak kohë pasi vrau Jovanoviçin në majin e vitit 2004. Ai u lirua nga aktakuza në vitin 2007, por prokurori i çështjes kërkoi rishqyrtimin e rastit. Vrasja e Jovanoviçit tronditi mbarë opinionin malazez, pasi gazeta “Dan” njihej për oponencën ndaj qeverisë.