E Diel, 1 Nëntor 2026

Austria tërhiqet nga Golani, por jo edhe nga Ballkani

Kancelari austriak Werner Faymann (në foto) theksoi sot se tërheqja e ushtarëve të Austrisë nga misioni në rrafshnaltën Golan, në Siri, por të okupuar nga Izraeli, nuk do të thotë tërheqje edhe e misioneve tjera ndërkombëtare paqësore, veçmas në Ballkan.

“Ushtarët austriakë janë të pranishëm në shumë misione paqësore, veçmas në Kosovë dhe Bosnjë”, ku, siç theksoi ai, edhe do të mbesin.

Faymann sqaroi se me gjithë tërheqjen e ushtarëve nga Golani, Austria merr pjesë në misionet paqësore ndërkombëtare me rreth 900 ushtarë. Në konferencë për shtyp, ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që për shkak të tërheqjes nga Golani do të rritet pjesëmarrja e Austrisë në misionet tjera paqësore ku tash është e pranishme forca austriake.

Austria në kuadër të forcave të KFOR-it ka 357 ushtarë dhe ajo prin me numrin e ushtarëve të saj në Kosovë nga vendet që nuk janë anëtare të NATO-s. Në Bosnjë, ndërkaq, Austria ka 314 ushtarë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›