Turqi, Topi takon Erdoan: BE, synimi ynë i përbashkët
TIRANË-Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron u prit sot në një takim të veçantë e të përzemërt nga Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan.
Sic bën të ditur zyra për shtyp e Presidentit, gjatë takimit dhe bashkëbisedimit të ngrohtë, Presidenti Topi dhe Kryeministri turk Erdoan vlerësuan nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve e të dialogut politik midis dy vendeve tona mike, duke nënvizuar rëndësinë e përforcimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha drejtimet.
Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të vazhdojnë të intesifikohen më tej, nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta në të mirë të të dy vendeve tona mike, për të realizuar synimin e përbashkët: integrimin në gjirin e familjes së madhe evropiane.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për përkrahjen e madhe që Turqia i ka dhënë vazhdimisht Shqipërisë gjatë proceseve të ndryshme e të rëndësishme të konsolidimit të shtetit e të përparimit ekonomik e ushtarak të saj.
Në këtë drejtim, Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi lart kontributin e vendit mik për reformimin e modernizimin e Forcave tona të Armatosura, si pjesë e strukturave të NATO-s, duke shtuar se Turqia do të mbetet një partner strategjik dhe vend prioritar në politikën e jashtme të vendit tonë.
Gjithashtu, Presidenti Topi vlerësoi rritjen e dukshme të bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të tyre, kryesisht në fushën e energjetikës, infrastukturës, shëndetësisë, arsimit, turizmit, etj.
Presidenti Topi, gjatë bisedës, u ndal edhe në çështje të rajonit, duke vënë në dukje kontributin e vazhdueshëm të Turqisë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan e më gjerë, si dhe për përkrahjen e mbështetjen që ka dhënë e vazhdon t’i japë Republikës së re të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)