E Diel, 1 Nëntor 2026

Austriaku qëllon mbi një familje rumune

Një ditë pas ngjarjes më të rëndë në historinë e Norvegjisë, për sulm me armë zjarri raportohet edhe nga Austria.

Një mashkull 48-vjeçar, në një ndërtesë me shumë banesa në vendin Traun, të premten mbrëma ka shtënë me armë zjarri në një familje rumune.

Sulmuesi ka vrarë një mashkull 65-vjeçar, ndërsa bashkëshortja e tij dhe djali janë në rrezik për jetën. Sulmuesi tashmë gjendet në duart e policisë. Ai i deklaroi organeve të policisë se ka shtënë mbi ta, sepse ndjehej i rrezikur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›