E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Norvegji, një i dytë në hetime

Agjencia kombëtare e lajmeve në Norvegji, ka njoftuar se policia është duke hetuar nëse në sulmin me të shtëna në ishullin norvegjez, ku vdiqën 84 persona, ka qenë i përfshirë edhe një person i dytë.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për masakrën dhe sulmin me bombë në Oslo.

“NTB” raportoi sot se dëshmitarët i kanë thënë policisë se dy persona kanë qenë të përfshirë në të shtënat në Utoja.

Policia, sipas agjencisë është duke kryer hetime dhe në këtë drejtim.

Agjencia e lajmeve tha se personi i dytë nuk ishte i maskuar me uniformë të policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›