E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turk: I gjithë Ballkani në BE, brënda 10 vitesh

Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk deklaroi se perspektiva evropiane e Serbisë është forcuar pas arrestimit të të kërkuarit të fundit të Hagës, Goran Haxhiç. Sipas tij, Serbia këtë vit do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, duke shtuar se të gjitha vendet e Ballkanit, për 10 vite do të bëhen anëtare të BE-së.

Turk vlerësoi se ftesa e bërë Kroacisë për tu bërë anëtare e BE-së në vitin 2013, paraqet sukses të madh, transmeton REL.

Ai theksoi se Mali i Zi ka fituar statusin e kandidatit në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa hyrja e këtij vendi në Bashkimin Evropian, pritet të bëhet në vitin 2015 apo 2016.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›