E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli: “Qeveria aktuale, më e qëndrueshme”

Zëvendëskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli e ka përjashtuar mundësinë e prishjes së raporteve të tij me kryeministrin Hashim Thaçi, pas akuzave që atij i ka bërë ministri për Zhvillim Ekonomik, Besim Beqaj, i cili ka akuzuar Pacollin, se po punon vetëm për interesa personale.
 

Pacolli po ashtu ka thënë se qeveria aktuale është qeveria më e qëndrueshme dhe më e mira që ka pasur Kosova.
 

Ndërkohë, ai paralajmëroi se në bazë të marrëveshjes për koalicion, në muajin shtator, “Aleanca Kosova e Re”, do të marrë edhe një ministri të cilën aktualisht e udhëheq “Partia Demokratike e Kosovës”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›