HESHTJA INTELEKTUALE
Eumlshte bere zakon qe heshtjen intelektuale disa e marrin per modesti ndersa publiku sheh degjon edhe vlereson gjithnje e me pak njerez te perkushtuar te shkences dhe krijimit. Arsyeja eshte e thjeshte. Ne kohen tone shume intelektuale kane gjithnje e me pak arsye te harxhojne kohen e tyre me pasione qe nuk sherbejne per asgje. Perkundrazi cdo dite e me shume studiuesit kane arsye te ndihen inferiore jo per pasionet e shuara te tyre por per furine e sukseseve te njerezve te zakonshem qe nuk bejne pune intelektuale nuk kane intelektin e tyre dhe nuk kane mbrojtur doktorata e skane tituj e grada por jetojne me mire se ata. Ne Shqiperi gjeografia e sukseseve ka nje shperndarje kaotike ku veshtire te funksionoje ligji i shkakut dhe i pasojes si dhe ligjet e tjera te jetes dhe te suksesit. Ne kete shperndarje kuturu te pasurise dhe perfitimeve te cilat gjithashtu vijne edhe ikin sipas ligjeve te panjohura qe sfidojne kapitalizmin dhe te gjitha sistemet e tjera suksesi nuk eshte i parashikueshem dhe as i shpjegueshem. Mbase kjo eshte arsyeja qe intelekti nuk e ka ndihmuar komunitetin e intelektualeve te jete ne pararojen e atyre qe endrrat i bejne realitet. Ne nje ekonomi informale ku mbreteron kaotizmi dhe ne nje shoqeri ku intelektualet ngjajne aq me medioker sa me shume synojne te zhvillojne natyrshem ambiciet dhe idete e veta konform ligjeve shanset nuk jane te medha per ata.
Sepse keta njerez te mencur jetojne ne nje vend ku suksesi eshte i kushtezuar nga kuraja per te shkelur apo shperfillur ligjet e shtetit. Prandaj ndjesia e inferioritetit dhe vetedija se te kesh intelekt dhe te respektosh ligjet eshte pese me hic ne nje vend ku e kunderta ofron me shume dinamike dhe shanse intelektualet ndihen te strukur ne realitetin pesimist te te kenaqurit me pak. Ne vijim te ketij arsyetimi roli i zbehte i intelektualeve ne nje mision qe mungon ky mision nuk eshte aq zhvillimi shkencor sa eshte vetembrojtja ndaj poshterimit ekonomik qe iu ben atyre konkurrenca e pasurise se njerezve te tjere shpesh te zakonshem dhe sidomos mosvleresimi barbar i aftesive dhe mundesive te tyre iu ka ulur pertoke aksionet dhe kualitetin e klases intelektuale ne bursen e perceptimit. Keshtu qe kemi te bejme me ca tipa te urte spektatore e te ndjeshem qe nuk kane as zell te ngopin shpirtin me xhelozine per arritjet e te tjereve. Duken te zhgenjyer fort me qetesine e tyre murgerore dhe me rrogat e turpit qe shteti iu jep per meshiren e kujtimeve te krijimeve dhe hulumtimeve qe nuk behen kurre. Shumica e tyre bejne sikur merren me shkence dhe studime bejne sikur perpiqen te shtojne njohurite dhe kualitetet e tyre por ne te vertete enderrojne njelloj si disa kolege te tyre te merren me politike... Edhe pse shpesh supozohet qe si mendimtare jane shume te paster per te funksionuar ne mes te baltes dhe batakut sic eshte zakonisht politika te ne ajo ka qene dhe eshte nje joshje e forte per mendjet e shquara. Sepse ato e kane kuptuar qysh heret se politika ofron fame dhe pasuri te surprizon me lavdi te pamerituar dhe me vlera qe nuk i ke dhe te jep njohje publike qe nuk ke guxuar ta imagjinosh me pare. Politika eshte treguar dashamirese me intelektualet e pare qe kthyen syte nga ajo per te shpetuar nga roberia e pagesave mujore dhe per te qene historike. Dhe kishin te drejte. Intelektualet e pare qe bene politike sot jane krenare qe aftesite e dikurshme intelektuale i kane zevendesuar me reflekse marketingu per te fuqizuar me shume bizneset qe iu dha politika dhe abuzimet me te. Prandaj joshja e re e te tjereve qe hezituan atehere eshte e natyrshme sipas logjikes me mire vone se kurre dhe kjo gje shpjegon nje gjallerim te interesit intelektual per te hyre ne politike vitet e fundit. Ky gjallerim nganjehere perfundon ne babezi. Nuk eshte e panjohur dhe nuk eshte e rastit qe edhe titujt e larte te shkences dhe mendjet e ndritura e synojne vazhdimisht politiken per te shkembyer lavdine e paqene te shkences me altarin e karrierave te premtuara publikehellip
Por kjo babezi e natyrshme e mendimtareve te uritur dhe mediatoreve qe shpesh banojne ne shtepi me qira dhe shenojne llogarite e dites neper lista shnderrohet edhe ne makth dhe kjo ndodh jo per shkak se duke synuar politiken ata i kane dhene te shtyren e fundit pasioneve te tyre per punen intelektuale por sepse politika tashme eshte e tejngopur dhe nuk ka vend per ata. Nderkohe qe politika eshte nje hapesire ku nuk ka ndershmeri dhe intelekti i brishte perdoret per prodhime intrigash dhe kulisash asaj i ka shteruar bujaria e dikurshme kur hapte kembet per te gjithe. Brenda saj konkurrenca eshte rritur njelloj si ne bizneset e coroditura te shqiptareve dhe te hysh ne politike suksesi dhe karriera ne te nuk eshte me dicka e lehte dhe e sigurt. Duke qene se shume nga te paret qe nxituan te shijonin shperblimet e saj qene mediokrit ata jane konsoliduar sot ne klane partiake antiintelektuale qe veshtire te cahen nga pretenduesit e rinj duke i bere thuaj te kota perpjekjet dhe kundershtite per kotesine e tyre. Parulla per dyer te hapura te lidereve politike sot ngjajne apatike sic jane te neveritshme gatimet me krimba dhe insekte qe i servirin si supe te ngrohte ne Honolulu apo ne Filipine. Sepse e verteta eshte qe partite kane ngritur keshtjella pa dyer rreth tyre ku mund te hyjne vetem servilet besniket dhe njerezit e afert te lidereve. Mungesa e gjelberimit ne listat e te preferuarve te rinj ne klanet e politikes e verteton kete gje. Kjo pengese eshte natyrisht nje dileme e re e intelektualeve tane te deshperuar nga mungesa e mundesive per te krijuar dhe pertharja e pasioneve qe kane. Grupime te tjera intelektuale ia kane dale te ruajne virgjerine civile larg politikes jo se nuk u joshen nga ajo por se gjeten dyer te mbyllura. Nje pjese e tyre u moren me biznese dhe nje pjese e kesaj pjese u ambientua me harbuterine e rruges ku shitet dhe blihet marrezi kuturu. Te tjeret emigruan ne vende te huaja per te ndotur fytyrat dhe shpirtin e tyre me balten e shperfilljes edhe racizmit. Aq me pak ne Perendim ka qene e lehte per ata te mbajne ndezur pishtarin e pasioneve shkencore pas puneve te rendomta ne ndertim dhe ne bujqesi qe iu duhet te bejne per te jetuar...
Ne kete menyre intelektualet shqiptare jane komuniteti i dyte pas emigranteve qe shteti iu ka mohuar barbarisht sot te drejten per te zhvilluar talentet e tyre dhe shpresen per tu marre seriozisht ndonjehere me to.. Nese misioni i tyre eshte nderprere ironia vazhdon. Thelbi i kesaj ironie nuk ka te beje aq me verberine e administrates qe gjen fonde per cudirat me te medha por nuk eshte kurre dashamirese me investimet per shkencen dhe intelektualet krijues duke e shperfillur aq me keq ate si pasuri kombetare. Ironia e kesaj historie qe shpesh kalon ne sarkazem nuk eshte pra vetem paqja e keqe e shtetit qe e ka nivelin e intelektit te barabarte me ate te kafsheve eksperimentale por eshte heshtja e frikshme e mediave. Si institucioni me perparimtar ne vend mediat shqiptare e kane fshikulluar edhe ato dhe ne menyren me te keqe intelektualitetin ne vend duke i kursyer dritat e saj per te. Veshtire te publikohen ndonjehere talente te reja studime arritjet shkencore te intelektualeve tane por kuja eshte se nuk publikohet as mungesa e tyre as fakti qe ata nuk ekzistojne cka eshte nje drame e vertete. Mbase ka nje justifikim per median indiferente qe shqyhet e cirret per cdo hollesi politike te dites dhe ky mund te quhet mungese profesionaliteti por asnje gje qe te rikthehemi prape aty nuk mund te pertype sjelljen e shtetit ndaj intelektit. Ndersa kjo eshte nje kohe e deshperuar per shkencetaret shqiptare qe sot jane peme degethara pa fruta shteti shpenzon lume parate publike per turizem qeveritar per fushata per prapaskena dhe reklama te vrazhda por nuk paguan programe studimesh dhe nuk stimulon shkencetaret tane ndersa rutina e zvetenimit te personalitetit vazhdon. Askush nuk mendon asnjehere per kete vrime te zeze realiteti ku shperfillet truri dhe shpresa per zhvillim tradicional te shoqerise... Nuk behen eksperimentime nuk zhvillohen perspektiva tradicionale ne mjekesi ska hulumtime as studime shkencore as studime te sponsorizuara historike gjeografike dhe arkeologjike letersia eshte nje plazme ne zhdukje rralle e me rralle degjon te shkruhet dhe ndonje poezi qofte edhe mediokre sa per sensualitet. Mbase ka por askush nuk thote dhe asnje nuk permend qe aksh student beri kete zbulim apo aksh shkencetar botoi nje studim dinjitoz ne aksh organ prestigjioz... E verteta eshte se ne qiellin e shkences shqiptare nuk ka as hene e as yje cka e ben sa nje mal kete problem dhe cka shpjegon edhe ndjesine e perjetshme te inferioritetit te intelektualeve tane...