Vetehelmimet numri me i larte ne zonat rurale
Eumlshte fare e thjeshte te blesh fostoksine ne farmacite bujqesore te vendit edhe pse me qindra here mjeket shqiptare kane kerkuar qe ky pesticid te hiqet nga qarkullimi. Arsyeja eshte vetem nje. Studimet e fundit faktojne se numri i personave qe vetevriten permes ketij helmi mbas vitit 2003 eshte ne rritje. Vetem sipas te dhenave zyrtare te mbledhura ka rezultuar se numri i vetevrasjeve permes ketij helmi eshte 25 deri ne 30 vdekje ne vit. Rreth 87 per qind e shqiptareve qe kane tentuar te vetevriten permes ketij helmi te bute jetojne ne zona rurale. Mjeket tregojne se jane vajzat e reja dhe grate e moshes 34 vjece qe ne kushte depresioni dhe ne pamundesi te perballen me problemet ekonomike dhe financiare tentojne te vetevriten.
Ne repartin e toksikologjise ne dhjete vitet e fundit jane regjistruar 5570 vete te cilet kane tentuar te vetevriten duke pire fostoksine. 25 e tyre nuk kane mundur te shpetojne ndaj mjeket kerkojne te merren masa per te hequr nga tregu kete pesticid.