E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrupsioni arrestohen dy zyrtare dhe nje biznesmen

Hetimi moren ryshfet 1 milion leke te reja nga nje qytetar per shitjen e nje prone publike

Dy zyrtare dhe nje biznesmen jane vene ne pranga per marrje ryshfeti kundrejt shitjes se nje prone publike ne qytetin e Lushnjes. Operacioni i koduar Taksa e xhepit eshte organizuar pas hetimit njemujor nga Njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes ne bashkepunim me Drejtorine kunder Krimit Financiar ne bashkepunim me Njesine e Perbashket Hetimore kunder Korrupsionit Tirane dhe Drejtorine e Forces se Posacme Operacionale. Finalizimi eshte bere diten e djeshme ndersa ne pranga kane rene dy zyrtaret Kliton Rusi 46 vjec lindur dhe banues ne Tirane me detyre Specialist i Drejtorise se Shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave Tirane dhe Misir Haxhiaj 45 vjec lindur dhe banues ne Lushnje me detyre Pergjegjes i Agjencise se Sigurimeve Shoqerore Lushnje si dhe biznesmeni Dashnor Sinanaj Zdrava 31 vjec lindur ne Berat dhe banues ne Lushnje administrator i kompanise private Zdrava. Sipas burimeve zyrtare policore keta shtetas jane arrestuar ne flagrance pasi te tre ne bashkepunim i kane kerkuar dhe i kane marre nje qytetari shumen prej 1 000 000 lekesh te reja ne kembim te shitjes se nje prone publike. Ne momentin e kapjes shtetasit Kliton Rusi iu gjet dhe sekuestrua edhe shuma e mesiperme e parave. Konkludimi me sukses i ketij operacioni u realizua pas nje hetimi nje mujor te strukturave te Policise se Shtetit dhe te prokurorise i cili coi ne arrestimin e ketyre shtetasve. Po sipas burimeve zyrtare policore materialet procedurale ne ngarkim te shtetasve Kliton Rusi Misir Haxhiaj dhe Dashnor Sinanaj do ti kalojne per ndjekje te metejshme prokurorise nen akuzen e kryerjes se vepres penale te Korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike dhe Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga nenet 259 dhe 245/1 i Kodit Penal. Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit fton qytetaret te denoncojne pa hezitim dhe te bashkepunojne me strukturat e specializuara te luftes kunder korrupsionit per goditjen e cdo rasti te veprimeve korruptive te personave qe kane funksione publike ose private te cdo lloj niveli.

Detaj

1 000 000 leke te reja dha nje qytetar te dy zyrtaret dhe biznesmeni ne kembim te shitjes se nje prone publike

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›