E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Halimi- Vietti

Italia do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe do ta mbështesë atë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë italiane, Michele Viettin pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi. Vietti po ashtu ka vënë në pah edhe bashkëpunimin ndërinstitucional që dy vendet tona kanë prej vitesh, duke shprehu vlerësime për progresin e bërë nga Shqipëria.

“Ne kemi besim tek Shqipëria si një faktor kyç në stabilitetin gjeopolitik të rajonit dhe ne do të donim ta mbështesnim atë dhe ta shoqëronim në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Për këtë duhet një drejtësi e pavarur dhe autonome, luftë e fortë ndaj korrupsionit dhe duke patur parasysh përmirësimin që Shqipëria ka bërë në këtë aspekt unë shpreha gadishmërinë për të vijuar më tej me këtë bashkëpunim të frytshëm  sepse në momentin që në një shtet sistemi i drejtësisë funksionon atëherë ky vend ka mundësi të mëdha për thithjen e investimeve  dhe të zhvillimit”, vlerësoi Vietti.    

Nërkohë ministri Halimi tha se e ka njohur Michele Viettin me reformat në sistemin e drejtësisë, ku konkretisht theksoi  sistemin dixhital, audio-video-rekord në gjykata, reformën në noteri e reformën për disiplinimin e gjyqtarëve.

Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të drejtësisë italiane ndodhet në vendin tonë për një vizitë zyrtare ku ka takuar personalitete të larta të drejtësisë shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›