E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Kete vit internet ne cdo klase

Në konferencën për teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit kryeministri Sali Berisha e vuri theksin tek rëndësia që ka arsimi në moshën dixhitale, sepse sipas tij duke vendosur ekonominë e vendit mbi bazat e dijes i hapet rruga zhvillimit të vendit. Ai tha se një nga objektivat kryesorë të qeverisë së tij është shndërrimi i Shqipërisë dixhitale, ndërsa theksoi se prioritet i tij mbetet cilësia në arsim dhe garantoi të gjithë mbështetje e qeverisë që ai drejton për të gjitha projektet dhe softet ambicioze.
“Zhvillimi i brezit të ri në Shqipëri dhe arsimimi i mirë është më i rëndësishëm në të gjitha përpjeket për të ardhme të sigurtë dhe të merituar të çdo kombi”-deklaroi kryeministri.
Më tej ai shtoi se qeveria vite më parë zgjodhi Shqipërinë dixhitale si një nga objektivat më madhorë për t’u realizuar dhe në këtë konteks sot jemi më afër dhe më të vendosur se kurrë për shndërrimin e vendit në vendin dixhital, ndërsa teknologjia dixhitale do përhapet në çdo fushë të vendit, duke shpallur edhe qëllimin kryesor të qeverisë së tij për internet në çdo klasë të vendit.
Ndërkaq kryeministri u shpreh se një tjetër synim i rëndësishëm i qeverisë së tij është shndërrimi i Shqipërisë në në superfuqi rajonale të softeve duke shprehur mbështetjen për projektet ambicioze të softeve.
“Qëllimi është që Shqipëria të shndërrohet në superfuqi rajonale të softeve. Kjo kërkon që ne të ëprcaktojmë sërish stimuj konkretë për të nxitur dhe shpërblyer programet dhe softet e nxënësve dhe studentëve tanë, kërkon të bëjmë gjithçka për të zhvilluar kushte për sipërmarrjen e inovacionit. Teknologjia është në tërësinë e saj një atribut i moshës së shkollarëve”-theksoi Berisha.
Gjithahstu berisha nënvizoi se prioritet i qeverisë tij mbetet cilësia në arsim, ndërsa duke iu referuar statistikave theksoi se jemi mbi mesataren evropiane për student në 1 mijë banorë. Përsa i përket arsimit parauniversitar kryeministri tha se qeveria do të bëjë gjithçka për të adaptuar sistemin finlandez, ndërsa garantoi se do të bëjë gjithçka për të zgjeruar kanalet e komunikimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›