Volfart Jane bere hapa te rendesishem per reformen zgjedhore
Janë bërë hapa të rëndësishëm për refomën zgjedhore dhe koha e mbetur duhet të shfrytëzohet nga partitë politike. Kjo ka qenë deklarata e ambasadorit te OSBE në Shqipëri lidhur me hapat që janë marrë për një ndër reformat më të rëndësishme në vend. Volfart tha se numërimi elektronik mund të funksionojë po duhet besimi i palëve.
“Janë bërë hapa të mëdha por mendoj se ka ende punë për të bërë por koha që ka mbetur nuk është shumë e gjatë deri në fund të prillit dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishmë që koha të përdoret më së miri dhe të krijohëet një klimë e mirë dhe konstruktive brenda komisionit parlamentar për reformën zgjedhore. përsa i përket numërimit elektonik menodj që mund të jetë efikas dhe kjo varet nga sistemi që do të zgjidhet. E rëndësishme dhe diçka që nuk mund të zëvëndësohet është besimi që njerëzit duhet te kenë në këtë sistem”—shpreh ambasadori i OSBE-së
I pyetur nga abc news nëse zgjedhja e presidentit duhet të bëhet me konsensusin mes palëve përderisa me sistemin aktual mazhoranca mund ta zgjedhë vetëm me votat e saj, kreu i OSBE-së në Tiranë tha se Kushtetua e ofron zgjidhjen.
“Kushtetuta aktualisht e lejon zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës, por unë mendoj që është e rëndësishme që të përdoret sa me mirë koha që ka mbetur për të zgjedhur një kandidat ose kandidatët e përshtatshem”-tha Volfarth.
Volfarth tha se është shumë i rëndësishëm miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative, pasi është një institucion, i cili do të ndihmojë shumë bizneset dhe zgjidhjen e konflikteve administrative në vend. Volfart tha se do ta përshëndeste me shumë kënaqësi arritjen e konsensusit nga pozita dhe opozita.
“Është e rëndësishmë që të ketë një miratim, por para se të arrihet në një konsensus është diskutimi dhe unë do të përshëndesja nëse në një të ardhme të afërt do të arrihet një konsensus sepse Gjykata Administrative është shumë e rëndësishme për investimet në vend për zhvillimin ekonomik, për hapjen e punëve që janë pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi”-deklaroi Volfarth