Autizmi qender per diagnostikimin e semundjes

Per autizmin ne vendin tone eshte folur pak dhe rastet e femijeve te ndjekur ne menyre sporadike tregojne per mungese te informacionit ne popullate per kete semundje dhe mosdiagnostikim te sakte. Dje ne Diten Nderkombetare te Personave me Aftesi te Kufizuara autoritetet qeverisese shoqatat qe operojne ne vendin tone dhe ato te shendetesise i kane kushtuar nje vemendje te vecante kesaj semundjeje duke percjelle thirrjen se duhet nje bashkepunim me i madh. Ky mesazh u percoll fillimisht nga zonja Liri Berisha presidente e fondacionit Femijet Shqiptare e cila tha se shume shpejt do te ngrihet edhe qendra e pare diagnostikuese per kete semundje.
Kerkesa per sherbimin tone ka bere qe ne shume shpejt te rrisim kapacitetin e ambienteve aktuale dhe tashme jemi ne mes te ngritjes se nje qendre kerkimore diagnostikuese nderhyrese dhe trajnuese per autizmin - tha Liri Berisha presidente e fondacionit Femijet Shqiptare.
Kryeministri Berisha e ka cilesuar autizmin nje problem shqetesues i cili kerkon nje trajtim te vecante. Ai eshte shprehur se qeveria do te mbeshtese te gjitha projektet qe te reduktojne sado pak efektet qe sjell kjo semundje tek familjet qe kane femije autike. Qeveria do te beje cdo gje qe femijet e tyre te mund te kene mbeshtetjen e plote per trajtimin e tyre dhe ky eshte nje trajtim afatgjate dhe kjo eshte nje nga problematikat me afatgjata qe nis me lindjen dhe vazhdon gjate gjithe jetes - tha Sali Berisha Kryeminister i vendit.