E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet nje 37-vjecar policia ne kerkim te autoreve

Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e se premtes ne Fushe-Kruje. Burime nga policia e Fushe-Krujes bejne me dije se nje 37-vjecar i identifikuar si Ardian Kadiu eshte vrare me arme zjarri ne zonen prane tregut industrial. Policia e mberritur ne vendngjarje deklaron se ende nuk dihen autoret e kesaj vrasjeje. Sipas policise ne momentin qe 37-vjecari eshte qelluar nga atentatoret e tij ai ka qene duke ecur ne kembe ne momentin qe eshte qelluar. Kadiu eshte nisur per ne Spitalin Ushtarak menjehere mbas te shtenave. Por per shkak te plageve te renda te marra ne trup nga armet e zjarrit ai nuk ka mundur qe ti shpetoje vdekjes edhe pas nderhyrjeve te mjekeve.

Nderkohe qe policia e Fushe-Krujes qe eshte ndodhur ne vendin e ngjarjes pak caste mbas te shtenave ka bere edhe mbikeqyrjen e vendit ne menyre qe te beje te mundur kapjen sa me pare te autoreve te kesaj vrasjeje. Sipas policise kane nisur edhe hetimet e nevojshme per te bere zbardhjen e kesaj ngjarjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›