E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Bujqesise Ruli pret homologun italian Galan

Ministri i Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit z. Genc Ruli eshte takuar dje me ministrin italian te Politikave Agrare Ushqimore dhe Pyjore z. Giancarlo Galan i cili po zhvillon nje vizite zyrtare ne Shqiperi.

Ne takimin e zhvilluar dy ministrat kane folur per bashkepunimin mes dy vendeve ne fushat qe mbulojne te dyja ministrite duke e konsideruar kete takim te dyte pas vizites se ministrit Ruli ne korrik te ketij viti ne Itali si nje hap te rendesishem drejt nenshkrimit te nje marreveshjeje mes dy vendeve ne fillim te vitit qe vjen.

Ministrat kane folur per agroindustrine dhe agroturizmin si nje forme e fuqizimit te fermerit ne zona me nje zhvillim te ulet dhe promovimin e vlerave autoktone te zonave per politikat e ndjekura per krijimin dhe fuqizimin e rregullave per zhvillimin e produkteve te cilesise dhe produkteve bio si nje element i rendesishem per te mbrojtur fermerin dhe produktet autoktone ne nje treg te perbashket per ngritjen dhe funksionimin e sistemit te sigurimit te fermereve nga fatkeqesite natyrore apo lekundjet e tregut dhe forma te tjera demtuese per ngritjen e sistemit dhe zbatimin efektiv dhe gjithmone ne rritje te primeve te sigurimit ne mbrojtje te fermerit etj.

Ministri italian Galan ka premtuar ndihme konkrete ne plotesimin e regjistrit te tokes dixhitalizimin e tij si dhe per Sistemin e Informacionit te Parceles se Tokes LPIS. Kadastra eshte e domosdoshme per menaxhimin e fondeve te Agjencise se Pagesave. Asnje politike zhvillimi nuk mund te realizohet pa ekzistencen e kadastres se tokes dhe LPIS. Dixhitalizimi i regjistrave te te dhenave ne bujqesi eshte nje nga kerkesat baze ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Komunitetin Evropian.

Ministrit italian i eshte kerkuar ndihme ne pergatitjen e dokumentacionit teknik per lejimin e eksporteve te molusqeve bivalve. Kjo ndihme mund te plotesoje projektin aktual Fuqizimi i Institucioneve te Kontrollit te Ushqimit ne Shqiperi. Eksporti i molusqeve ka qene i hapur deri ne vitin 1995 kur nje arke molusqesh te eksportuara ne Itali e cila rezultoi e infektuar u bllokua dhe cdo perpjekje e metejshme per ta riaktivizuar nuk ka pasur sukses. Gjate kesaj periudhe Shqiperia nepermjet Ministrise se Bujqesise dhe institucioneve ne vartesi ka permiresuar sistemin e hapjes dhe mbylljes se zonave te prodhimit te molusqeve bivalve ka permiresuar planin e monitorimit te analizave si dhe ka hartuar procedura te posacme per zonat e prodhimit kontrollin e sigurise se prodhimit transportin dhe kryerjen e analizave te kampioneve te molusqeve. Te gjitha keto ne perputhje me rekomandimet e misionit te Zyres se Ushqimit dhe Veterinarise prane KE-se ne vitin 2007 si dhe sipas kerkesave te BE-se per kete fushe.

Dy ministrat kane folur edhe per zhvillimin rural konkretisht per diversifikimin e ekonomise rurale me qellim rritjen e te ardhurave dhe rritjen e nivelit te jeteses se banoreve te zonave ku bujqesia nuk eshte shume e zhvilluar por edhe per ngritjen e standardeve te prodhimit te produkteve bujqesore dhe rurale. Eumlshte i mundshem ndertimi i nje plani te perbashket i ndihmeses ne zhvillimin rural duke e pare pervojen italiane si lider.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›