E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobiografia e Tony Blair, kritika të forta Brown-it


Gordon Brown? E dija që do të ishtë një dështim si kryeministër dhe që kurrë nuk do ti fitonte zgjedhjet, shkruan Tony Blair në librin e kujtimeve me titull "A Journey", "një udhetim", që ka dalë në treg gjatë orëve të fundit. Në botimin më të ri të tij, prej 700 faqesh, ndër të tjera, Blair shpreh keqardhjen për të vdekurit në Irak, por ndërkaq vijon të mbrojë vendimin për të shkuar në luftë. "Brown e dinte se nuk do të kishte funksionuar kurrë, ka zero inteligjence emotive dhe ka braktisur formulën reformiste të partisë "New Labour"- shkruan më tëj ish kryeministri britanik Blair. Gjithashtu ai shkruan në kujtimet e tij se ka derdhur lot për ushtarët dhe civilët që janë vrarë gjatë luftës në Irak.
Mirëpo, sipas këtyre pjesëve të publikuara , Bler thotë se ai ende beson se largimi nga pushteti i regjimit të Sadam Hyseinit ishte një vendim i drejtë. Ai gjithashtu nuk pendohet që i dha mbështetje të fuqishme invazionit amerikan të Irakut në vitin 2003.
Toni Blair thotë se ai është i bindur se po të lihej Sadami Hysein, në pushtet do të ishte një rrezik më i madh për sigurinë e perëndimit se sa kaosi dhe dhuna e përgjakshme që pasoi invazionin. Blair ka paralajmëruar se fitimet nga libri do ti dhurojë për një organizatë bamirëse britanike që ndihmon veteranët e luftës. Blair dha dorëheqje si kryeministër në qershor të 2007, pas një dekade në pushtet. Gjatë kësaj kohe u arrit nënshkrimi i marrëveshjës së paqes në Irlanden Veriore që udhëhiqet nga britanikët, u bënë sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA si dhe Britania morri pjesë në luftën e Irakut dhe Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›