E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia e përmbajtur për rezolutën serbe për Kosovën



Shkupi zyrtar po shqyrton mundësinë që të jetë i përmbajtur lidhur me projekt-rezolutën serbe për Kosovën të paraqitur pranë Kombeve të Bashkuara. Burime pranë Ministrisë së Jashtme në Shkup bëjnë të ditur për agjencinë e lajmeve INA se Maqedonia mund të jetë e përmbajtur në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të caktuar për 9 shtator. "Po bëhen përgatitjet e fundit lidhur me qëndrimin për rezolutën serbe. Vendimi i Maqedonisë do të bazohet në disa parametra. Së pari, do të merren parasysh marrëdhëniet tona me Serbinë dhe Kosovën. Së dyti, do të merret parasysh vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë", kanë bërë të ditur burime nga Ministria e Jashtme. Ambasada serbe në Shkup ditë më parë ka kërkuar detaje dhe sqarime nga Ministria e Jashtme për t'u njohur me qëndrimin përfundimtar lidhur me vendimin për rezolutën, por siç bëhet e ditur janë tërhequr vërejtjet lidhur ndaj qëndrimeve të njëanshme të autoriteteve të Maqedonisë pranë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Reagimi diplomatik i Serbisë ka pasuar deklaratën e Ministrit të Jashtëm, Antonio Milloshoski që sipas tij "është thuajse e sigurtëse Maqedonia nuk do ta përkrahë projekt-rezolutën serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›