E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobotet me naftë rrezik për qytetarët e Hanit të Elezit

 

HANI I ELEZIT- Drejtuesit e terminalit doganor në Han të Elezit dhe kryetari i kësaj komune kanë konstatuar se në pikën doganore është një situatë e rëndë, pasi në terminalin doganor dhe në atë të hekurudhës qëndrojnë 110 autobote dhe 25 vagonë me naftë. Për këtë ka reaguar edhe drejtori i NSH “Sharri-sallonit”, Mefail Suma, hapësira e së cilës është në shërbim të kësaj dege doganore. Ai ka thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura, ku është rritur siguria dhe kanë vënë në dispozicion edhe ekipet zjarrfikëse dhe punëtorë të trajnuar enkas për këso shkalle sigurie. “Por, megjithatë, ne kërkojmë largimin e maunave nga terminalet, sepse paraqesin rrezik edhe për qytetarët e kësaj komune.”, theksoi ai.
(a.s/Balkanweb/RTK)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›