Sejdiu e Thaci: Për Kosovën nuk mund të vendosë më Beogradi
PRISHTINE-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi deklaruan se për Kosovën nuk mund të vendosë Beogradi. Ata e bënë këtë deklaratë e bënë duke u përgjigjur komenteve të shefit të EULEX-it Iv De Kermabo, i cili ka thënë se marrëveshja me Beogradin për fillimin e zbatimit të misionit të EULEX-it në veri është shumë afër.
Presidenti Sejdiu tha se EULEX-i ka mandatin e vet dhe shfaqi besimin se ky mision do të shtrihet shumë shpejt ne veri të Kosovës.
Ndërkaq, kryeministri Thaçi tha se për Kosovën vendosin vetë institucionet e Kosovës. Kreu i qeverisë kosovare vuri në dukje se, EULEX-i është mision këshillues dhe lehtësues.
(d.b/BalkanWeb)