Thaçi në Romë për “Akademinë e Paqes”
ROMË - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Itali, i ftuar që të marrë pjesë në konferencën vjetore të “Akademisë së Paqes” në Romë, të organizuar nga Forumi i Krans Montanës. Lajmi është bërë i ditur sot nga burime të qeverisë së Kosovës.
Gjatë vizitës së tij, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësues të lartë të shteteve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike, shteteve afrikane dhe shteteve evropiane, të cilat akoma nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Akademia e Paqes” është një konferencë vjetore që mbledh përfaqësues të nivelit më ta lartë nga të gjitha shtetet e botës për të diskutuar çështjet aktuale globale dhe rajonale.
(a.s/Balkanweb/REL)