Ditelindja, Ndrenika merr si dhurate "Makbethin" Izaura Ndoj
Pionieri i skenes dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, festoi dje 70-vjetorin e tij te lindjes. Ndryshe nga shume datelindje te tjera, ky pervjetor do te mbahet mend edhe per nje arsye shume te forte, sepse pikerisht ne 70-vjetorin e lindjes se tij, regjisori Kico Londo njofton me gezim se themelohet Teatri Shetites. Nen drejtimin e tij, me pjesemarrjen e nje grupi aktoresh te rinj te teatrit, Teatri Shetites krijohet me synimin per te zgjeruar hapesirat teatrore shqiptare. Me nje synim te qarte dhe nje strategji te mirepercaktuar, Londo rrefen pse kerkon ta beje publike, pikerisht ne diten e lindjes se aktorit Robert Ndrenika. "Kujtoj se ky aktor i skenes se teatrit shqiptar, me nje potencial te larte aktorial, eshte nje nga pionieret e studios se te rinjve te Teatrit Kombetar, qe punoi nen drejtimin e regjisorit Kujtim Spahivogli, eshte aktori i shfaqjes se pare "Harvey" te themelimit te Teatrit te Metropolit ne Tirane dhe njeheresh, kumbar i salles Shekspir ne Teatrin e Metropolit". Nderkohe, ne kuader te projekteve te teatrit, Londo theksoi se "sapo Ndrenika te kthehet nga Gjermania, aty ku po kalon dhe pervjetorin e tij te 70, do te marre propozimin per te luajtur ne shfaqjen 'Makbeth' te Shekspirit ne rolin kryesor". Energjia, dinamika dhe profesionalizmi i aktoreve te rinj, shumica e tyre me fillime ne Teatrin e Metropolit, duket se do te vazhdoje ne te gjithe teatrot ekzistues te Shqiperise, nga Veriu ne Jug, me emrin Teatri Shetites. Londo ben publike gjithashtu, edhe shfaqjet e para te ketij teatri, i cili do te hapet me nje pjese per femije, me shfaqjen e tij te pare ne qytetin e Pukes. "Zerat e detit" do te jete shfaqja e pare per femije, shkruar nga Milena Selimi, e cila do te vihet ne skene nga regjisori Endri Cela. Teatri Shetites vendos nje nga perparesite e tij krijimin e teatrit te femijeve, duke besuar se u fal shprese, endrra dhe fantazi spektatorit teatror te se ardhmes. Dy shfaqjet e tjera te Teatrit Shetites do te jene komedia "Jo vetem genjeshtra, bej dicka", shkruar nga Michael Pertwee, perkthyer nga Vasilika Londo dhe tragji-komedia "Vizita e dames plake" e autorit Fridrih Dyrrenmat, perkthyer nga Ardian Klosi. Behet e ditur pjesemarrja e Artistit te Popullit, Luftar Paja ne komedine "Jo vetem genjeshtra, bej dicka" dhe pjesemarrja e jashtezakonshme e Artistes se Popullit, Tinka Kurti, e saponderuar nga Presidenti i Republikes me titullin e larte "Nderi i Kombit". Dy shfaqjet e para te Teatrit Shetites do te vihen ne skene nga regjisori Kico Londo dhe do te realizohen ne bashkepunim me Teatrin "Bylis" te Fierit, me pjesemarrjen e aktoreve te trupes dhe aktoreve te tjere te rinj nga trupa teatrore te Shqiperise. Gjitheperfshirja dhe zgjerimi i hapesirave teatrore do te jete promotori i Teatrit Shetites. Itinerari Zemer i Teatrit Shetites do te jete nje levizje shfaqjesh teatrore nga Veriu ne Jug dhe nga Jugu ne Veri, me piken e perbashket te fund takimit, qytetin e Tiranes.