E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres bllokohet nje sasi e madhe droge ne port

Forcat e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit si dhe agjentë të Antidrogës, kane sekuestruar më shumë se 200 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, ndërsa kanë ndaluar dy persona.

Droga është gjetur nga antidroga në kontrollin e ushtruar në autobusin me targa TR 3748 G që do të nisej në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari të ankoruar në Portin e Durrësit.

Sipas Policisë Kufitare, substanca ishte fshehur brenda në bagazhin e autobusit e ndare në disa çanta.

Kanabisi kishte për destinacion Italinë.

Nga ky operacion u ndalua drejtuesi i autobusit, ku është gjendur lënda narkotike.

Emrat e dy të ndaluarve ende nuk bëhen të ditur nga policia për shkak të hetimeve.

Ky është rasti i katërt brenda pak muajve që në portin e Durrësit sekuestrohet drogë, me destinacion Italinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›