E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike, i nxehti prish makinat

fier2Fier- Rruga Fier-Vlorë është bllokuar që prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm sepse një autobus i prishur ka ngecur në rrugë.

Sipas raportimit të Julian Hoxhaj nga vendi i ngjarjes trafiku është me rradhë kilometrike nga qyteti deri në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku dhe është prishur një autobus me targa Tr 3622 P i linjës Tiranë-Sarandë.

Mësohet se për shkak të pritjes së gjatë shumë automjete kanë pësuar defekte tenkine për shkak të nxehtësisë, siç shihet edhe në fotografi.

Policia thotë se po punohet për largimin e autobusit nga rruga, edhe pse Gazeta IDEA ka mësuar se në rrugë mungonin patrullat e policisë.

Ndërkohë shoferët a automjeteve shprehen të lodhur nga pritja e gjatë në temperatura të larta pa marrë asnjë zgjidhje për situatën.

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike, i nxehti prish makinat

Autobusi bllokon Fier-Vlorë, rradhë kilometrike, i nxehti prish makinat ◄ Back Next ► Picture 1 of 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›