RENEA dislokohet në burgun 313, dyshime për arratisjen e Dritan Dajtit
Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti,t Hysni Burgaj ka dhënë urdhër që një grup i forcave speciale RENEA të dislokohet në ambientet e brendshme të burgut 313 në kryeqytet.
Mësohet se për rreth 20 ditë, forcat RENEA janë pozicionuar kryesisht në oborrin e burgut të sigurisë së lartë 313.
Burimet thanë se kjo lëvizje ka të bëjë me një informacion të që ka marrë Shërbimi i Kontrollit të Brendhshëm për arratisjen e një prej të burgosurve. Mësohet se arratisja ishye planifikuar për muajt korrik apo gusht.
Gjithashtu informacionet janë se i burgosuri që mund të ketë planifikuar arratisjern është Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë informacion rreth planit të arratisjes së tij.