E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA-të përshëndesin kabinetin Rama: Shtimi i femrave, hap pozitiv

ambasada-amerikane-ne-tiranTiranë- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur sot kabinetin e ri qeveritar të shpallur dy ditë më parë nga kryeministri i zgjedhur Edi Rama.

Në deklaratën shpërndarë për mediat, ambasada thekson se përfshirja e ministreve femra është një hap pozitiv drejt barazisë gjinore në politikën shqiptare.

“Ambasada e SHBA mirëpret ministrat e sapo-përzgjedhur të kabinetit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe vëren me vlerësim emërimin e një numri më të madh ministresh dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe. Përfshirja e ministreve pasqyron një hap pozitiv drejt barazisë më të madhe gjinore brenda udhëheqjes politike të Shqipërisë”,- thotë deklarata duke nënvizuar më tej se “e pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik. Gjithashtu presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë”,- mbyllet deklarata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›