E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autobusi i linjës Himarë-Athinë përplaset me makinën e Tatimeve

Një tjetër aksident ku është përfshirë një autobus është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Sarandë.


Autobusi i linjës Himarë-Athinë është përplasur me një fuoristradë me targa të Tiranës, e cila mësohet se i përket Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.


Për pasojë të aksidentit raportohet se kanë mbetur të plagosur 2 persona që udhëtonin në mjetin me targa të Tiranës.
Ata janë dërguar për në spitalin rajonal ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.


Fatmirësisht mes pasagjerëve të autobusit nuk pati asnjë person të lënduar.


Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë lokale që nisën hetimet për ngjarjen.


Nga të dhënat e para dyshohet se drejtuesi i mjetit fuoristradë ka humbur kontrollin e mjetit.


Ngjarja ka rikthyer edhe një herë kujtimet e trishta të dy aksidenteve të rënda ku janë përfshirë autobusë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›