E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria pranon: Kemi rrëzuar avionin luftarak turk

Siria ka pranuar se ka rrëzuar një avion luftarak turk F-4 në afërsi të brigjeve të saj.


Deklarata ka konfirmuar akuzat e lëshuara më parë nga kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan.


"Kemi rrëzuar një avion ushtarak turk. Avioni është rrëzuar rreth 10 km nga provinca Latakia" tha se një zëdhënës i ushtrisë siriane.


Turqia akuzoi Sirinë si përgjegjesë për rrëzimin e avionit ushtarak.


Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Sirisë, dikur aleate të ngushta, janë prishur që pas nisjes së trazirave kundër presidentit Bashar al-Assad në mars të vitit 2011.


Turqia është ndër vendet e para që ka kërkuar largimin e presidentit sirian nga pushteti
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›