Autobusi me gjimnaziste shtyp ciftin
ELBASAN- Autobusi me gjimnaziste nga rrethi i Librazhdit aksidenton ciftin ne rrugen e Kombinatit Metalurgjik te Elbasanit. Pasoja ka qene, gruaja e vdekur gjate dergimit per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes dhe burri ne gjendje kritike. Burime zyrtare te policise thane se ndaluan shoferin e autobusit, kurse aksidenti ka ndodhur rreth ores 10:30 te mengjesit te djeshem. Mjeti me targa LB1965A, me pasagjere ka perplasur dy kalimtare te rastit, Skender dhe Sabrije Kullolli, perkatesisht 55 dhe 48 vjec, nga fshati Malasenj i Elbasanit, qe ishin duke ecur ne kembe dhe i prene rrugen autobusit me drejtues Ali Haka. Mjeti udhetonte drejt qytetit te Durresit me nxenes te shkolles se mesme te fshatit Polis. Menjehere te aksidentuarit u derguan ne spitalin rajonal, por disa ore me pas ka nderruar jete Sabrije Kullolli, qe po transportohej per ne Tirane, per shkak te plageve te marra ne trup. Te aksidentuarit kane qene duke kaluar rrugen per ne krahun tjeter, ndersa nuk ka pasur te lenduar ne radhet e gjimnazisteve.