Mesazh me kallep tritoli familjes se gazetarit
SHKODER- Nje kallep tritoli me fitila zjarrpercjelles i eshte vendosur te dera e shtepise, gazetarit te televizionit "Top-Channel" ne Shkoder, por atentati ka deshtuar, pasi policia mendon se ka qene nje paralajmerim. Eksplozivi me peshe 100 grame u gjet nga fqinjet e familjes se Bashkim Dushit rreth ores 06:00 te mengjesit te djeshem, ne sheshpushimin midis kateve te pallatit ne lagjen "Skenderbeg". Nga hetimet paraprake rezulton se objekt i sulmit mund te kete qene gazetari Ervin Dushi, per shkak te profesionit te tij dhe ndonje ceshtje te trajtuar si problem ne kronikat televizive. Me gjithe hetimet e kryera policia deri dje ne mbremje nuk kishte ndaluar asnje person te dyshuar.
Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen pasi verifikuan telefonaten e marre ne sallen operative. Sasia e eksplozivit u gjet nga nje fqinj i familjes Dushi, qe kishte dale heret nga banesa. Ai lajmeroi menjehere kryefamiljarin Bashkim Dushi dhe policine, ndersa ekspertet anti-eksploziv mberriten me pajisjet e tyre. Pas evakuimit te pjesetareve te familjes, brenda dy oreve u be i mundur caktivizimi i lendes plasese dhe shmangja e nje tragjedie te mundshme.
Policia po heton per autoret e mundshem te vendosjes se lendes plasese. Nje nga pistat e hetimit eshte dyshimi se eksplozivi eshte vendosur per shkak te profesionit te Ervin Dushit, ndaj ekspertet po perqendrohen ne ceshtjet qe ka investiguar Dushi, muajt e fundit apo qe jane transmetuar. Vete gazetari ka deshmuar rreth te gjithe veprimtarise se tij profesionale ne muajt e fundit, perplasjet qe ka pasur, reagimet apo kercenimet e mundshme dhe personat tek te cilet dyshon. Sipas grupit hetimor, qellimi i autoreve duket se ka qene trembja e familjes Dushi, sesa realizimi i aktit terrorist, qe ne rast shperthimi te kallepit mund te sillte pasoja tragjike.
Precedenti
Atentatet me tritol jane kthyer ne nje makth per qytetaret shkodrane gjate javeve te fundit. Dhjete dite me pare iu vendos nje kallep eksplozivi avokatit te njohur te ceshtjeve civile ne lagjen "Qemal Stafa", Gjon Lepuri, po per fat te mire nuk pati viktima. Policia ende nuk ka ndaluar ndonje person te dyshuar.