Iken peshkarexha italiane, pagoi 2 mije euro
Vlore- Anija italiane "Niko" eshte lejuar te dale nga kalata e portit te Vlores, pasi eshte kryer fillimisht marreveshja per pagesen prej 2 mije eurosh. Mjeti lundrues me 6 marinare ne bord, ka lene dje portin shqiptar duke dale ne det te hapur pasi shkelja e kufirit detar eshte konvertuar ne nje gjobe te majme. Burime nga Kapiteneria e portit bejne me dije se masa e gjobes i eshte vene anijes se huaj peshkarexhe per shkeljen e ujerave shqiptare dhe jo per gjueti, pasi nuk eshte vertetuar se ajo ka gjuajtur peshk ne hapesiren detare te vendit tone. Mjeti i huaj i lundrimit eshte kapur dy dite me pare duke peshkuar ne ujerat shqiptare. Ai kishte flamur italian dhe emertimin "Niko" dhe eshte sjelle nga ana e forcave te kufirit shqiptar dhe mjeteve te tjera te marines drejt portit te Vlores, ku aktualisht ndodhej deri diten e djeshme. Burime nga Kapiteneria e portit bene me dije se mjeti lundrues, me ngjyre te bardhe, eshte pikasur ne ujera shqiptare, por ekuipazhi mohoi akuzat e peshkimit, duke bere me dije se kishin humbur rrugen ne lundrim.
O. H.
Shkoder/ Plagos nje grua pas sherrit, fsheh armen te shoku
Plagos nje grua ne sherr dhe fsheh armen e krimit thike, tek shtepia e shokut te ngushte. Policia e Shkodres njoftoi dje arrestimin e dy te dyshuarve per "plagosje" dhe "perkrahje e autorit te krimit". Ne spital perfundoi e plagosur me thike 48-vjecarja me inicialet B. D., kurse i dyshuar eshte 22-vjecari Indrid Mece. Pas ndalimit te te riut u kap arma e krimit dhe ndihmesi 31-vjecar, Ardian Kadria. Forcat e policise kane mundur te kapin edhe Mecen ndersa largohej, duke nisur veprimet e duhura procedurale, kurse e plagosura gjendet jashte rrezikut per jeten. Ngjarja ndodhur ne nje prej lagjeve te qytetit te Shkodres diten e djeshme.