Autobusi ne greminëTopi ne Puke: Tragjedia na shokoi
PUKE- Presidenti i Republikës Bamir Topi udhëtoi sot drejt qytetit verior të Pukës për të zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjet e prekura nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e të shtunës ( 17 korrik 2010) ku humbën jetën 14 persona ndërsa 12 të tjerë u plagosën. “Ishte një tragjedi e rëndë. Na shokoi” –tha kreu i shtetit gjatë vizitës së tij në familjen e Zef Gjonit, drejtuesi i autobusit të aksidentuar në aksin Rrëshën- Fushë Arrëz.
Presidenti Topi u tha më tej se të gjithë shqiptarët ju ndihen pranë dhimbjes që po kalojnë, dhe shtoi se ka pasur gadishmërinë e të gjitha strukturave për të përballuar situatën . “Duke uruar me gjithë forcë për të kaluar këtë fatkeqësi”, Presidenti Topi përsëriti apelin “se cdo njeri duhet të jetë i kujdeshëm”
Familjarët do të përcjellin sot për në banesën e fundit Zef Gjonin, ndërsa dje u zhvillua ceremonia mortore për 13 viktimat e tjera të aksidentit. Policia nxorri konkluzionin se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit nga drejtuesi i automjetit.
Kreu i shtetit zhvilloi dhze një vizitë në familjen e Gjon Markut, i cili në aksident humbi bashkëshorten Alma Marku, 33 vjece dhe djalin Arsen Marku, 8 vjec. Më pas ai njohur familjarët me gjendjen e vetë Gjon Markut 46 vjec dhe Alvida Marku 12 vjece, të shtruar në Spital Ushtarak. Duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjet uroi shërim të shpejtë për dy të plagosurit, dhe vlerësoi ndjeshmërinë njerëzore për të ofruar sa më parë ndihmën e shpejtë.
Nga kjo tragjedi më rëndë u godit familja Mustafa, e cila humbi tre pjesëtar, burrë, grua dhe një vajzë, ndërsa në gjendje të rëndë është vajza tjetër Raisa. Aksidentit i shpëtuan dy djemtë e vegjël të familjes dhe vajza tjetër 15 vjecare. Në gjendje të rëndë në spital nga 10 të plagosurit është dhe Erikson Peraj, fëmija 9 vjecar i cili ka pësuar dëmtime në të dy mushkëritë.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera Thaci telegram ngushëllimi Berishës