Aksidenti, homologu malazez mesazh Topallit
PODGORICE-Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapic, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, me rastin e përplasjes së autobusit, ku humbën jetën 14 vetë.
“Mali i Zi dhe qytetarët e tij sinqerisht bashkëndjejnë dhe e ndajnë pikëllimin e thellë me familjet e personave që e humbën jetën tragjikisht”, thuhet në telegramin e zotit Krivokapic.
(d.b/BalkanWeb)